Shuhen shpresat për mësimin me prezencë fizike, edhe në gjysëmvjetorin e dytë mësimi do të zhvillohet online

Shuhen shpresat për mësimin me prezencë fizike, edhe në gjysëmvjetorin e dytë mësimi do të zhvillohet online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shuar shpresat e nxënësve dhe mësimdhënësve se gjysmë-vjetori i dytë i shkollës mund të fillojë me prezencë fizike. Kjo gjë konfirmohet edhe nga udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe. E pyetur nga Tv Globi, ajo tha se mësimi nga 21 janari do të vazhdojë sërish online, pasi MASH ka theksuar se në këtë formë nxënësit janë më të sigurt dhe të mbrojtur nga Covid 19. Sopçe sqaroi se Gostivari si qytet është përm mësim me prezencë fizike, por kjo gjë vendoset nga autoritetet qendrore.

Drejtorët e shkollave të Gostivarit, për shkak të problemeve të shumta dhe numrit të madh të fëmijëve që kanë mbetur pa mësim nga distanca, kërkojnë gjysëm-vjetori i dytë të fillojë me prezencë fizike. Elbash Abazai nga shkolla e Mesme e Mjekësisë, tha se humbjet janë të mëdha, pasi në këtë shkollë një pjesë e mësimit ka pjesën praktike, e cila nuk mund të realizohet nga distanca.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Mirasd Iseini, thekson se nxënësit duhet të kthehen sa më parë në bankat shkollore.

Nga MASH kohë më parë theksuan se nëse ka ndonjë ndryshim në gjendjen epidemiologjike, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje së bashku me këtë dikaster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *