Siguria e ndeshjes me Serbinë, katër pallate mund të zbrazen përpara ndeshjes

Siguria e ndeshjes me Serbinë, katër pallate mund të zbrazen përpara ndeshjes

Është hera e parë që FSHF do të bashkëpunojë me SHISH për organizimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.

Për sfidën e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, është bërë prej kohësh një plan i detajuar masash që të shmanget çdo incident i mundshëm. Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga SHISH, mësohet se katër pallatet që janë përreth “Elbasan Arena”-s janë objekte nga ku mund të nisin incidente gjatë ndeshjes
. “Javanews.al” tregon se për shmangien e çdo rrezikshmërie të mundshme nga këto objekte, mund të vihen në zbatim dy plane: ose mbikëqyrja e rreptë e tyre përgjatë gjithë ditës deri në përfundim të takimit, ose të bëhet boshatisja e tyre disa orë përpara fillimit të ndeshjes. Sipas këtij portali, bëhet me dije se ekspertë të antiterrorit dhe ata të SHISH-it kanë zbritur në terren për të programuar edhe plane të detajuara masash që do të vihen në zbatim përpara, përgjatë dhe pas ndeshjes. Kjo është diçka shqetësuese për shkak se banorët e këtyre pallateve në katet e larta kanë pamje nga stadiumi dhe në ndeshjet e shkuara të Kombëtares kanë hapur dyert për tifozë të ndryshëm që të mund të shohin ndeshjen. Kjo edhe kundrejt një pagese.
Siguria
Prej pak ditësh, FSHF njoftoi se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, por në fakt është më shumë se një mision i pamundur që të arrihet blerja e një bilete. Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale kanë dalë faqe të ndryshme pirate që pretendojnë se kanë bileta për këtë takim. Burime të portalit në fjalë nga ekspertë të antiterrorit dhe shërbimeve sekrete bëjnë me dije se ekziston rreziku i korruptimit të efektivëve të policisë. Ata shtojnë se ka grupe që mund të paguajnë deri në 200 euro për të siguruar futjen në stadium.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *