“Sikur të mos ishim qenie njerëzore”-dëshmi e refugjatit për sjelljen e autoriteteve në Maqedonisë

“Sikur të mos ishim qenie njerëzore”-dëshmi e refugjatit për sjelljen e autoriteteve në Maqedonisë

“Sikur të mos ishim qenie njerëzore” është raporti i organizatës për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” (HRW) ku zbulohet se policia e Maqedonisë ka keqtrajtuar, nënçmuar dhe kërcënuar një pjesë të refugjatëve që vitin e kaluar dhe gjatë këtij vitit kanë kaluar transit nëpër Maqedoni në tentim për të arritur në vendet e Evropës perëndimore.

Raporti bazohet në 64 persona të intervistuar, policët janë ndarë në dy kolona dhe i kanë shtyrë refugjatët të vrapojnë në mes derisa i kanë goditur me shkopinj gome pas shpinës dhe i kanë shkelmuar.

Me këtë procedurë, e a.q. “lepuri nxehtë”, autoritetet jugosllave i kanë dënuar të burgosurit në “Goli Otok”, në kohën e Jugosllavisë së Tito-s, shkruan “Prizma”, transmeton Portalb.

“Polici së pari na grushtonte, pastaj me shqelma dhe duke bërtitur na pyeste pse kemi ardhur”, thuhet në njërën nga dëshmitë.

Fatima, 24 vjeçare, palestineze nga Siria e cila ka qenë 4 muaj e arrestuar nga muaji janar deri më maj 2015, dëshmon se rojet janë sjell ndaj të arrestuarve “sikur të mos ishin qenie njerëzore”.

HRW informon se asnjë refugjatë prej atyre me të cilët kanë biseduar nuk ka ngritur padi kundër autoriteteve për keqtrajtim.

Organizata për të drejtat e njeriut kërkon nga kryeministri Nikolla Gruevski që publikisht t’i dënojë keqtrajtimet e policisë ndaj refugjatëve.

“Të jep porosi të qartë se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe të sigurojë hetim të shpejtë për të gjithë incidentet dhe përgjegjësi për kryerësit e veprave, qëndron në propozimet e HRË drejtuar Qeverisë së RM-së.

Ndërkaq, nga ministri për punë të brendshme Cavkov kërkojnë që herëve tjera mos të arrestojnë refugjatë me qëllim që të sigurohet dëshmi në gjykatë në proceset kundër fshehjes së refugjatëve.

HRW kërkon që Bashkimi Evropian publikisht të shprehet për faktin se Maqedonia nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, regjionale dhe standardet e BE-së./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *