Siria me ndihmën e Rusisë sulmon grupet rebele në Aleppo

Siria me ndihmën e Rusisë sulmon grupet rebele në Aleppo

Ushtria e Sirisë e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka filluar një ofensive të re, kundër grupeve rebele, në jug të Aleppos.

Një burim nga rrathët e rebelëve i ka thënë Reuters-it se “qindra” trupa të Hezbollahut dhe Iranit janë përfshirë në këto sulme.

Qyteti i Aleppos kontrollohet i ndarë nga forcat qeveritare dhe grupe të ndryshme të rebelëve.

Ushtria e Sirisë ka ndërmarrë disa ofensiva tokësore, që nga fillimi i bombardimeve ruse, më 30 shtator.

Rusia ka deklaruar se është duke goditur “terroristë” të grupit militantë Shteti Islamik, por vendet perëndimore kanë thënë se shumë nga këto sulme kanë goditur civilët dhe grupet e moderuara rebele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *