Situata me Covid 19 në Gostivar vijon të jetë serioze

Situata me Covid 19 në Gostivar vijon të jetë serioze

Në Gostivar me rrethinë rritet numri I njerëzve të shëruar nga Covid 19, megjithatë situata mbetet serioze. Në buletinin e autoriteteve shëndetësore deri më sot janë evidentuar 255 raste aktive. Kjo u konstatua në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizave për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë.

Ditëve të kaluara sa i përket regjionit të Gostivarit u evidentuan edhe numra dyshifror të të prekurve nga koronavirusi, ndaj nga Shtabi I Krizave u bëjnë apel qytetarëve dhe institucioneve që t’i respektojnë në përpikmëri masat mbrojtëse.

“Për momentin në regjionin tonë ka 389 persona të shëruar. Nga ata, vetëm javën e fundit janë shëruar 106, që eshtë numër më i madh në krahasim me të infektuarit. Me teste positive dhe në kushte shtëpiake mjekohen 232 persona, ndërsa së spital ka 23 pacientë” , tha Valbon Limani nga Shtabi I Krizës.

Nga fillimi i pandemisë, në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, si të prekur me Covid 19 evidentohen 673 qytetarë, më shumë në Gostivar 538, në Vrapçisht 121 dhe në Mavrovë – Rostushë 14. Si raste aktive me koronavirus evidentohen 255 persona, 224 nga ata janë në territorin e Gostivarit, 29 në Vrapçisht dhe 2 në Mavrovë – Rostushë.

Deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë ndëruar jetë 29 persona ( Gostivar 21, Vrapçisht 7 dhe Mavrovë – Rostushë 1). Gjithsej janë realizuar 2.298 testime.

Përshkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Gostivar dhe me qëllim mbrojtjen e mëtutjeshme nga virusi do të bëhet dezinfektimi i banesave kolektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *