Situatë alarmante, qytetarët e Gostivarit në radhë për tu testuar për koronavirus

Situatë alarmante, qytetarët e Gostivarit në radhë për tu testuar për koronavirus

Qytetarët e Gostivarit mbjanë radhë për t’u testuar për koronavirusin. Kjo dukuri nuk ishte parë në të kaluarën, ndërsa mbi 50 pacientë janë duke u trajtuar në kushte spitalore. Sipas të dhënave nga Reparti Infektiv ku aktualisht trajtohen 30 pacientë, edhe 20 shtretërit e siguruar te Reparti Internestik, janë të gjithë të mbushur. Përgjegjësi i Repartit Infektiv, Ratko Naumovski thotë se pacientët me simptoma më të lehtë nuk i mbjanë në spital, vetëm u jepet terapia dhe lëshohen në shtëpi.

“Momentalisht repartin e kemi të stërmbushur dhe kemi disa pacientë që ndodhen në ndihmë me oksigjen, të tjerët janë në gjendje mesatare. Dërgojmë vazhdimisht edhe re reparti internistik dhe një pjesë me simptoma më të lehta i trajtojmë te ish reparti i i dializës. Te kjo e fundit vetë merret terapia dhe pacienti mund të kthehet në shtëpi”.

Shumica e pacientëve që trajtohen në kushte spitalore janë të moshave mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje shoqëruese të diabetit, zemrës ose veshkëve.

“Shumica e pacientëve janë në moshën mbi 60 vjeç. Shumë pak i kemi nën këtë moshë. Kanë komorbilitet deh ne nga ana jonë me aq sa mundemi luftojmë për këta pacientë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi që punojmë këtu janë meritor për këtë që bëjmë dhe nga një herë themi edhe Zoti siç ka thënë, ashtu do bëhet”.

Naumovski nuk është kundër restrikcioneve më të forta, por apelon momentalisht popullata të respektojë masat që janë në fuqi, sidomos mbajtjen e maskës.

“Qeveria ndoshta edhe sot mund të rekomandojë masa më restriktive. Ata janë instancë më e lartë dhe ata vendosin, por nëse do të kishte patjetër t’i pranojmë edhe ato masa”.

Siç rritet numri i të infektuarve, ashtu rritet edhe numri i testimeve. Ditën e djeshme nga 100 të testuar 84 dolën pozitiv. Aktualisht në rajonin e Gostivarit ka 640 raste aktive, ndërsa ky numër për më pak se dy javë u rrit me 300 të sërmurë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *