Sjellje agresive ndaj policisë, arrestohet banori i Gradecit

Sjellje agresive ndaj policisë, arrestohet banori i Gradecit

Dje (7 janar) rreth orës 20:45, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në Gradec të Gostivarit e kanë privuar nga liria personin K.A. (24) nga ky fshat, i cili nuk kishte pranuar të identifikohej, është sillur në mënyrë agresive dhe kishte dhënë rezistencë gjatë privimit nga liria.

K.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin e çështjes dhe kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *