Skandali i FIFA-s, Zvicra heton edhe Platininë

Skandali i FIFA-s, Zvicra heton edhe Platininë

Drejtësia zvicerane nuk ka kursyer as Michel Platininë. Presidenti i UEFA-s është vënë në statusin mes “dëshmitarit dhe të akuzuarit” nga Prokuroria e shtetit helvet, në lidhje me pagesën e marrë nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

“Nuk bëmë audit ndaj Michel Platinisë si dëshmitar – tha prokurori Michael Laub. – Ne e hetuam atë si një person të statusit mes dëshmitarit e të akuzuarit. Nuk mund të them asgjë më shumë, pasi do të dëmtoja hetimet. Do të bëj gjithçka, që të zbardh të vërtetën dhe, nëse do të kem prova, nuk e përjashtoj mundësinë që të ushtroj kontroll edhe në selinë e UEFA-s”.

Ndërkaq, përsa i përket ngritjes së akuzave ndaj Blatterit, Laub theksoi se institucioni që ai drejton ende nuk e ka marrë një vendim.

“Ne po bëjmë hetime ndaj Blatterit, si dhe kryem kontrolle ndaj Platinisë – shtoi Laub. – Vetëm kaq mund të them. E kuptoj interesin e madh publik, por për arsye taktike, nuk mund të tregoj asgjë në këtë moment. Ajo që mund të deklaroj është se, shumë shpejt do të jap informacione të reja, me synimin që të gjithë të kuptojnë atë çfarë ne po bëjmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *