Skëndrebeu po i pret turqit nga Stambolli

Skëndrebeu po i pret turqit nga Stambolli

Skënderbeu sot luan ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Europës, ku bën pjesë në Grupin H, ndërsa ndeshja e parë do ti vë përballë kundër skuadrës turke, Beshiktash.

Kjo është hera e parë që këto dy skuadrat përballen mes tyre. Beshiktashi ka luajtur ndaj Dinamos së Tiranës në raundin e parë të Kupës së Kupave në sezonin 1986-1987, duke fituar në të dy takimet, ndërsa klubet nga Shqipëria dhe Turqia janë takuar në 12 ndeshje të kompeticioneve të UEFA-s dhe të gjitha janë fituar nga pala turke, me një golavarazh të përgjithshëm 33:3.

Me këtë rrast, korçarët do të tentojnë të thyejnë këtë tabu pikërisht në ndeshjen ndaj Beshiktashit. Në këtë ndeshje, Skëndërbeu do të hyn me një seri të mirë, ku ata janë të pamposhtur në shtatë ndeshje në shtëpi, deri para humbjes 2:1 ndaj Dinamos së Zagrebit për fazën “play off” të Ligës së Kampioneve. Takimi luhet sot në orën 21:05, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *