Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesional në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Në solemnitet, ashtu siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës të Republikës së Maqedonisë.