Solidaritet i madh mes banorëve të fshatit Çajlë, ndihmohen 21 familje me produkte ushqimore dhe higjienike

Solidaritet i madh mes banorëve të fshatit Çajlë, ndihmohen 21 familje me produkte ushqimore dhe higjienike

Në këtë kohë pandemie solidariteti mesin e banorëve të Çajlës ka qenë jashtëzakonisht i madh. Së fundmi një mërgimtarë nga ky fshat ka dhuruar 2000 franga zvicerane për të ndihmuar familjet sociale në vendlindje. Paratë I janë besuar Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, prej ku kjo e fundit kishte përgatitur pako me produkte ushqimore dhe higjienike, të cilat sot janë dërguar familjeve të dedikuara deri në shtëpitë e tyre.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi sqaroi se janë përgatitur pako për 21 familje, kurse produktet janë blerë te katër marketet e fshatit që të mbrohet ekonomia lokale, pasi epidemia ka krijuarë edhe krizë ekonomike sidomos për bizneset lokale.

Ndërkohë, në fshatin Çajlë vazhdon pastrimi i përditshëm i rrugëve dhe hapësirave tjera publiek si masë mbrojtëse nga virusi korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *