Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pastabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç ka qenë diktatura komuniste 50 vjeçare.
Kjo datë përkujtohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me risk, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta në rrugë.
Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *