Sot do të prezantohet partia e re “UNITETI”

Sot do të prezantohet partia e re “UNITETI”

Paraqitjen e parë zyrtare të subjektit tëri politik “Uniteti” do ta bëjë ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostreni. Sot në ora 11 në hotelin “Aleksandar Palace”, ai do të jetë i shoqëruar edhe nga deputeti Zylfi Adili-Qufa dhe nga anëtarë tjerë të këshillit iniciativë për formimin e “Uniteti”-t.

Marrim vesh se përveç promovimit të subjektit të ri, ata do të flasin edhe për pengesat që ua kanë shkaktuar institucionet, me qëllim që t’i pengojnë në formimin e partisë.

Në konferencën e sotme për shtyp nuk pritet të jetë prezent edhe ndonjë funksionarë tjetër i lartë i BDI-së, mirëpo kalimi i tyre në këtë subjekt nuk përjashtohet muajve në vijim./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *