Sot grupet punuese fillojnë bisedimet për gjetje të zgjidhjeve

Sot grupet punuese fillojnë bisedimet për gjetje të zgjidhjeve

Edhe pse, sipas Marrëveshjes së dy qershorit, prokurori special duhet të zgjidhet deri më 15 shtator, ndërsa kjo dhe çështjet e tjera duhet t’i kalojnë procedurat parlamentare, anëtari i grupit nga VMRO DPMNE, Nikolla Todorov thotë se sipas Marrëveshjes afati për të dakorduar prokurorin special është deri më 15 shtator.

Ai shpërfill edhe kërkesën e opozitës maqedonase, e cila kërkon që kjo çështje të dakordohet para një shtatorit, që të mund t’i kthejë deputetët e saj në Kuvend, më një shtator.

Në takimin e sotëm të grupit punues, ku do të shqyrtohen edhe cështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, nuk janë ftuar anëtarët e KSHZ-së. Sic duket grupi do të diskutojë vërrejtjet dhe rekomandimet që anëtarët e KSHZ-së i kanë shpalosur në takimin e fundit.

Sa i përket votimit në diasporë, anëtarët shqiptarë të KSHZ-së janë shprehur kundër. Pro votimit në diasporë është vetën VMRO DPMNE, e cila në dy cikle zgjedhore ia ka dalë të sigurojë të tre mandatetet nga diaspora.

Grupi punues, vec më ka filluar të shkelë afatet e përcaktuara më marrëveshjen e dy qershorit dhe protokollin e 15 qershorit.

Sipas marrëveshjes deri më 31 korrik, grupi duheshte të ketë shqyrtuar dhe modifikuar përbërjen e KSHZ-së, ndërsa deri në periudhën qershor – gusht duhej të dakordohen reformat strukturore nga kapitulli 23 dhe 24, që kanë të bjënë me pavarësimin e trupave relevant shtetëror, pavarësinë e mdias dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *