Sot mbahet protesta, “Tetova në rrëmujë”

Sot mbahet protesta, “Tetova në rrëmujë”

“Tetova në rrëmujë”, është motoja e protestës së paralajmëruar për sot. Në këtë protestë e cila organizohet nga PPD-ja, deri më tani kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe DOM – Liljana Popovska dhe kryetari i PEPR Samka Ibraimovski, Lëvizja Besa, si dhe personalitete publike Milaim Fejziu, Miftar Zyberi, Hysni Shaqiri dhe shumë intelektualë tjerë nga Tetova, njofton Portalb.

Protesta do të fillojë në ora 13:30 minuta, me marsh nga sheshi i Tetovës deri te ndërtesa e Vetëqeverisjes Lokale, ku do të mbahen disa fjalime në lidhje me:

  • Mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e  Tetovës,
  • Helmimin e qytetarëve me gazrat vdekjeprurëse të “Jugohrom”-it,
  • Helmimin nga gazrat me rastin e riaktiivizimit të deponisë në Tetovë.
  • Prerjen e pakontrolluar e drunjtëve dhe shkatërrimi i pyjeve që sjell vërshime dhe rritje të CO2

PPD , u bën thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e kësaj proteste, dhe atë: me bashkëveprim, ose me përkrahje.

“Uji i kulluar dhe i bollshëm si dhe ajri i pastër nuk kanë ngjyrë politike, ato janë shuarja e etjes dhe frymëmarrja e çdokujt”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *