SPB – Tetovë: Gjobë deri në 2.000 euro për vendosje të paligjshme të dritave dhe zërit në automjete

SPB – Tetovë: Gjobë deri në 2.000 euro për vendosje të paligjshme të dritave dhe zërit në automjete

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka filluar me kontrollin dhe masat e tjera për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, të cilat në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, kanë instaluar dhe përdorur pajisje për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, të njohura si “Flesher” të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme.

“Përdoruesit e pajisjeve të tilla sanksionohen duke i’u përgatitur parashtresa adekuate, në përputhje me nenet 138, 139 dhe 140 të ligjit në fjalë. Gjoba për personat fizik është 300 euro, kurse për personat juridikë 2000 euro në kundërvlerë me denarë”, paralajmëron policia.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë përkujton se ky lloj pajisjesh mund të përdoret vetëm nga automjetet e shoqëruara nga policia ose policia ushtarake, si dhe automjetet me të drejtë kalimi (mjekësore, zjarrfikëse dhe të tjera).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *