SPB – Tetovë me apel: Pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00

SPB – Tetovë me apel: Pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00

Sektori për punë të brendshme Tetovë, me apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ,,Korona Virusit” me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve.

SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet e parapara ligjore.

SPB Tetovë edhe një her apelon qytetarët, që tju përmbahen paralajmërimeve të institucioneve lokale regjionale dhe shtetërore-të shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *