SPB – Tetovë, qytetarët ti paraqesin ngjarjet që lidhen me sigurinë e tyre

SPB – Tetovë, qytetarët ti paraqesin ngjarjet që lidhen me sigurinë e tyre

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, informon qytetarët se duhet të raportohen të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë sa i përket sigurisë së qytetarëve edhe atë në numrin pa pagesë 192, në mënyrë që të mund të reagohet shpejt dhe me efikasitet dhe të mirren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme.

Raportimi i numrit të telefonit 192 me të dhëna të sakta (koha, vendi dhe përmbajtja e asaj që ka ndodhur) mundëson që shërbimet e SPB-Tetovë të përgatiten në mënyrë operative dhe të veprojë sa më profesionalisht që është e mundur, në realizimin e detyrave të përcaktuara ligjore.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ju rrikujton se raportimet e rrejshmme të veprave penale, gjithashtu paraqet një vepër penale për të cilin parashikohet dënim me burg prej 3 muaj deri në 3 vjet (neni 366 i Kodit Penal).

Qytetarëve gjithashtu i’u bëhet me dije se thirrjet e rrejshme për ndihmë ose nxitja e një zyrtari të një organi shtetëror ose shërbimi publik, sanksionohet me ligj, kështu që përgatitet parashtresë adekuate dhe gjobë prej 100 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, në përputhje me nenin 16 të Ligjit për kundërvajtje kundër qetësisë dhe rendit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *