Spitali i Gostivarit pasurohet me piktura të reja

Spitali i Gostivarit pasurohet me piktura të reja

Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” ka dhuruar disa piktura për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Pikturat janë kërkuar nga udhëheqësia e spitalit dhe të njejtat do të vendosen në Repartin e Kirurgjisë, i cili është renovuar kohëve të fundit.

Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi ka falenderuar shoqatën “Draudacum” që kërkesës së tyre i janë përgjigjur pozitivisht. Ai tha se me këto vepra do të zbukurohen muret e reja të repartit dhe do të sjellin freski për pacientët.

Reshat Ameti, kryetar i SHAFM “Draudacum”, tha se pikturat e dhuruara janë shenjë falenderimi ndaj matel-bardhëve të cilët ishin dhe mbeten të parët në front në luftën me pandeminë nga Covid 19.

Bëhet fjalë për tetë piktura nga fondi i “Draudacum”, të cilat janë punuar nga artistë të ndryshëm vendor dhe të huaj gjatë periudhave kur kjo shoqatë zhvillon koloninë artistike në Gostivar. Ndryshe, Reparti Kirurgjik i rinovuar pranë Spitalit të Gostivarit, pritet të lëshohet në përdorim pas një muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *