Spitali i Gostivarit pranon dy donacione me vlerë prej rreth 45.000 euro

Spitali i Gostivarit pranon dy donacione me vlerë prej rreth 45.000 euro

Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” ka pranuar dy donacione me vlerë rreth 45.000 euro. Donacioni i parë përbëhej prej rreth një ton dezinfektues dhe dhjetë shtretër modern siptalorë, të cilët do të vendosen në Repartin e Kirurgjisë, i cili është duke u rinovuar. Donacioni i dytë përbëhej nga batanie, mbulesa dhe jastë të rinjë, dhuruar nga shoqata humanitare “Dora” në bashkëpunim me kompaninë “Kipper”. Hekuran Rexhepi nga kjo kompani bëri të ditur se do donacion të ngjashëm ka pasur edhe për qytetin e Tetovës.

Drejtori i spitalit të Gostivarit Jakup Jakupi, ka falenderuar donatorët, duke shtuar se këto pajisje menjëherë do të shpërndahen nëpër repartet e spitalit. Sqaroi se për këto donacione me kompanitë kanë pasur marrëveshje paraprake dhe se të njejta vijnë në një moment kur matel-bardhët kanë më shumë se kurrë nevojë për pajisje të reja për shkak të pandemisë.

Edhe periudhën e kaluar, drejtori Jakupi pos investimeve vetanake siguroi me dhjetëra donacione nga shoqata dhe institucione të ndryshme, ndërsa nuk munguan as donacione vullnetare nga bemirës të ndryshëm nga Gostivari me rrethinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *