Spitali modular në Gostivar lëshohet në përdorim në fund të janarit

Spitali modular në Gostivar lëshohet në përdorim në fund të janarit

Përderisa jemi në pritje të vaksinës anti kovid, autoritetet shëndetësore të Gostivarit druajnë që mosë vijë deri te vala e tretë e pandemisë. Për këtë, punohet intensivisht që të shtohen kapacitetet spitalore dhe deri në fund të muajit janar duhet të vendoset në shërbim spitali modular.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi tha se disa ditë ka pasur ndërprerje të punimeve për shkak të kushteve atmosferike.

Spitali modular në Gostivar do të ketë 35 shtretër dhe do të plotëson të gjitha standardet për trajtim të pacientëve me koronavirus.

Ndryshe, në Gostivar paicientët me Covid 19 pos në repartin infektiv, trajtohen edhe në repartin internistik dhe atë neurologjik. Në këtë të fundit aktualisht nuk ka asnjë pacientë, në infektiv trajtohen 10 dhe në atë internistik 5 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *