Stipe Mesiç do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Gostivarit

Stipe Mesiç do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Gostivarit

Në Seancën e 25-të të këshillit komunal, ish Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiç do të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit.

Stipe Mesiçit do t’i ndahet pllakat për qytetar nderi i Komunës së Gostivarit.

Seanca e 25-të do të mbahet me 29 tetor 2015 dhe shpallja e Stipe Mesiçit si qytetar nderi i Komunës së Gostivarit, është pikë e parë e rendit të ditës, transmeton radio vala.

Stipe Mesiç është një mik i madh i popullit shqiptar.

Mesiç ka qenë president i Kroacisë për dy mandate, kryeministër i parë pas zgjedhjeve shumëpartiake, kryetar i kuvendit të Kroacisë, kryetar i presidencës së Jugosllavisë dhe kryetar në komunën e tij në Orahovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *