Stoltenberg: NATO, e gatshme të mbrojë Turqinë me trupa

Stoltenberg: NATO, e gatshme të mbrojë Turqinë me trupa

Aleanca atlantiko-veriore është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi, nëse do të jetë e nevojshme të mbrohet aleati kundër kërcënimeve që vijnë nga kufijtë juglindorë të tij, ka bërë të ditur këtë të enjte kreu i NATO-s së udhëhequr prej SHBA-ve, pas shkeljeve të hapësirës ajrore turke nga avionët luftarakë rusë, që po zhvillojnë sulme ajrore në Siri.

“NATO është e gatshme dhe tepër e aftë të mbrojë aleatët e saj, përfshi Turqinë, kundër çdo kërcënimi të jashtëm”, tha Jens Stoltenberg për reporterët, përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes së aleancës në Bruksel, që do të dominohet nga kriza e Sirisë.

“NATO është përgjigjur edhe deri më tani, duke rritur kapacitetet e aftësitë tona, gatishmërinë tonë për të dërguar trupa, përfshi edhe në jug, përfshi edhe Turqinë”, tha ai, duke theksuar se sulmet ajrore të Rusisë si dhe lëshimi i raketave nga Kaspiku janë “arsye të qenësishme për t’u shqetësuar”.

Ai deklaroi gjithashtu se ende nuk është marrë ndonjë vendim mbi sasinë e trupave të NATO-s në Afganistan.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *