Mbrëmë (20 korrik) në 20.00, personi M.K. (52) nga Gostivari në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 19.00 dy automjete: vetura “BMW” me targa të Kumanovës dhe vetura “Audi Q7” me targa të Strugës, janë ndaluar në stacionin e karburanteve në Strazhë, ku i njëjti ishte i punësuar.
Por për shkak se personat përgjegjës nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, u ka thënë atyre se nuk do t’u shërbente në rastë se nuk vendosin maskat mbrojtëse, kështu që njëri prej tyre ka shkuar në automjet kthehet te i punësuari duke mbajtur një armë zjarri në brez.
Menjëherë pas denoncimit, personi S.A. (25) nga Kumanova është privuar nga liria dhe rasti është zbardhur dhe dokumentuar.