Studente e amvise përgatiten në mënyrë profesionale për të hapur pastiçeritë e tyre

Studente e amvise përgatiten në mënyrë profesionale për të hapur pastiçeritë e tyre

16 kandidatë, meshkuj e femra janë duke ndjekur kursin tre mujorë për pastiçeri në qytetin e Gostivarit. Mesin e tyre është edhe Elena Andreevska e cila deri tani nuk ka punuar, por sqaron se për gatimet e saja shpesh merr lëvdata dhe i kërkohen recetat e ëmbëlsirave. Thotë se pas mbarimit të këtij kursi dëshiron të hap biznesin e saj, fillimisht në vendlindje, por nëse kjo nuk realizohet nuk e mohon edhe largimin në perendim.

“Shkaku primar për këtë kurs ishte që më erdhi mirë mua si një amvise e re. Pastaj shpesh merrem me përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ngjashëm. Disa punë mbi gatimin i dimë, por disa jo, sikurse ato që i trashëgojmë nga nënat ose tezet tona. Pak nga pak, gatimi filloi të bëhet hobi për mua, e dashurova këtë punë. Edhe komentet pozitive që i marrë nga familja, bashkëshorti dhe notat e shkëlqyerja që marr nga nëna ose nga ato që e kanë marrë recetën time, vazhdoi te unë të ndjellë edhe më shumë dashuri. Ngadalë pastaj mendova se gatimin mund ta shndërrojë në një biznes-ide, që një gura gjithçka që përgatit në shtëpi me të gjitha ato shkathtësi mbi kulinarinë, mund të formojë edhe biznes personal me të cilin mund të mbijetohet. Tani besoj që një ditë pas mbarimit me sukses të kursit të hap biznesin tim. Fillimisht mendojë këtu në Maqedoni, nëse jo këtu ndoshta edhe diku jashtë”, deklaron kandidatja Elena Andreevska.

21 vjeçarja Albesa Emini e cila aktualisht është studente në fakultetin Piskologjik, thotë se gatimin, në veçanti ëmbëlsirat i ka pasion, prandaj e ndjek kursin për pastiçeri. Ideja e sajë është krijimi i një biznesi, konkretisht hapja e një shitorje me ëmbëlsira pas mbarimit të kursit. Sqaron se sado që të kenë njohuri, ky kurs te ata ka ndikuar dhe po i përgatit e aftëson mjaftë mirë për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Kurset zhvillohen te Universiteti i hapur civil për mësim të përjetshëm “Gostivari” në Gostivar. Biljana Dabeska, bashkëpunëtor profesional pranë këtij institucioni, tha se programa për kuzhinjerë për përgatitje të ëmbëlsirave dhe produkteve të tjera të ëmbla ushqimore është e verifikuar nga Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Qendra pë Arsim për të Rritur.

“Është hera e parë që mbajmë këtë programë, në të kaluarën kemi pasur programe tjera. Megjithatë, me kuzhinjerë për përgatitje të produkteve të ëmbla, për herë të parë kemi gup me kandidatë prej 16 personave të cilët një muaj vijnë në mënyrë aktive dhe aktualisht ndjekin pjesën teorike. Për momentin kemi mbëri diku nga gjysma e programës, dhe kemi edhe gjysëm muaji për të punuar mbi pjesën teorike, pastaj kandidatët do ti dërgojmë në kushte reale, konkretisht në restorant ku do të mund të mësojnë në afat prej një muaji të përgatisin ëmbëlsira dhe produkte të tjera ushqimore të ëmbla”, tha Biljana Dabeska, bashkëpunëtor profesional pranë Univesritetit të hapur civil për mësim të përjetshëm “Gostivari” në Gostivar.

16 kandidatët që janë duke ndjekur kursin për pastiçeri kanë aplikuar përmes Agjencionit për Punësim në Gostivar. Drejtuesi i këtij institucioni, Hisan Amzai sqaron se ata kanë qenë të evidentuar si kërkues aktiv për punësim, me çka u jepet mundësia pas përfundimit të këtij kursi, më lehtë të gjejnë një vend pune.

Pos 16 kursantëve për pastiçeri, ka edhe një grup tjetër me po aq kandidatë në Gostivar të cilët janë duke ndjekur kursin për parukeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *