Sulm i ushtrisë siriane në një treg në Duma, 100 të vdekur dhe 500 të plagosur

Sulm i ushtrisë siriane në një treg në Duma, 100 të vdekur dhe 500 të plagosur

Rritet në 100 numri i të vrarëve dhe në 500 numri të plagosurve si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë në një treg në rajonin Duma të Damaskut në Siri, rajon ky i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e spitalit Sahra në Duma mësohet se si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të ushtrisë me “bomba vakum” në tregun në rajonin Duma nga 67 të vrarë që ishte raportuar, rritet numri i të vrarëve në 100 dhe gjithashtu 500 të plagosur.

Autoritetet të cilët kanë vënë në dukje se spitalet Sahra në rajon janë të mbushur plot dhe shumica e tyre janë në gjendje serioze, kanë theksuar se ka nevojë urgjentisht për materiale mjekësore.

Autoritetet e spitalit duke shprehur shqetësimet për rritjen e numrit të të vrarëve kanë vënë në dukje se ambulancat në transport dhe spitalet në mjekim janë të pamjaftueshme.

– “Është përjetuar një kasaphane”

Edhe aktivistët e medias lokale në Duma kanë theksuar se regjimi krahas sulmeve ajrore ka kryer edhe sulme tokësore.

Aktivistët kanë theksuar se avionët luftarakë kanë sulmuar vendin e tregut më të madh dhe në një kohë që është shumë i populluar dhe se për këtë arsye është përjetuar “një kasaphane” e vërtetë, ku dhjetëra viktima është e vështirë të identifikohen. Banorët e frikësuar për shkak të sulmeve po tentojnë të largohen në rajone më të sigurta, kanë shtuar ndër të tjera aktivistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *