Në qytetin suedez Gevle janë sulmuar dy refugjatë sirianë, prej të cilëve njëri humbi jetën, kurse tjetri u plagos.
Dy sirianët u sulmuan me thikë. Siç raporton agjencia e lajmeve suedeze TT, prokurori Christer Sammens tha se në bazë të raporteve fillestare dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të pikëpamjes ksenofobike apo raciste.
Ai theksoi se si pasojë e plagëve të marra nga sulmi, siriani 18-vjeçar ndërroi jetë, ndërsa 17-vjeçari tjetër u plagos.
Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre suedezë të moshës nga 17 deri 19 vjet, të cilët pas dëshmisë së tyre u mbajtën në paraburgim. Sammens shtoi se siriani i plagosur ndodhet në trajtim mjekësor dhe se jeta e tij nuk është në rrezik. / Alsat-M