Takim i rastësishëm në mes të Mijallkovit dhe Janevës

Takim i rastësishëm në mes të Mijallkovit dhe Janevës

Para disa ditëve në ora 2 të mëngjesit rastësisht në një restaurant në Shkup janë takkuar në të njëjtën kohë prokurorja special Katica Janeva dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, njofton Libertas.mk.

Dëshmitarët që janë ulur afër tavolinës së tyre për Libertas thonë se Janeva ka qenë e shoqëruar me dy prokurore tjera dhe kanë bërë muhabet, pasi ishin kthyer nga një koktell rasti. Derisa po bisedonin në restaurant kishte hyrë Sasho Mijallkov dhe pasi kishte vend të lirë ishte afruar të njihet me prokuroren speciale.

“Ata zgjatën dorën njëri tjetrit dhe u njoftuan”- thotë burimi i Libertasit.

Ish drejtori i DSK-së ka biseduar disa minuta me prokuroret dhe pastaj ka ikur.

Prokurorja special Katica Janeva, sipas marrëveshjes së Përzhinos duhet të merret me përgjimet për të cilat opozita thotë se i ka bërë kryeministri Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij- Sasho Mijallkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *