Taravari dhe Shabani vizituan shkollat e Gostivarit

Taravari dhe Shabani vizituan shkollat e Gostivarit

Problemi me të cilën ballafaqohen sot shkollat e qytetit të Gostivarit si pasojë e pandemisë Covid 19 dhe zgjidhja e tyre, ishin temë debati që kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar me Këshillat e mësimdhënësve, prindërve dhe vetë nxënësit. Ndalesa e tyre e parë ka qenë shkolla fillore “Ismail Qemali”, ku nga afër janë njoftuar mbi mbarëvajtjen e procesit arsimor në këtë shkollë. Takimi i ngjashëm u zhvillua edhe në shkollën e mesme komunale të Mjekësisë. Me këtë rast, kryetari Taravari para mediave tha se prindërit dhe mësimdhënësit me ngulm kërkojnë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike. Propozimi ynë që i dërgohet ministrisë kompetente, është që mësimi në shumë shkolla të Gostivarit të mbahet fizikisht dhe në katër turne, tha më tej Taravari.

Gjatë takimit, janë biseduar edhe problemte e tjera nëpër shkolla, sidomos mungesa e treksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Zv.ministri Arafat Shabani tha se gjendja epodemiologjike në Gostivar është stabile krahasuar me qytete tjera dhe ka mundësi edhe për mësim me preznecë fizike. Por kjo, tha Shabani varet nga rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Sipas tij, në vend aktualisht mbi 80 për qind e mësimit zhvillohet pa pegesa dhe online.

foto geserg0

I pyetur për gjendjen e teksteve shkollore, Shabani tha se ka indikacione për keqpërdorime në të kaluarën ku drejtorët kanë nëshkruar se kanë pranuar libra, ndërsa fëmijët kanë libra të vjetra. Ai tha se periudhën e ardhshme tekstet shkollore do të ndryshojnë dhe gjithçka do të digjitalizohet.

Taravri dhe Shabani kanë vizituar edhe palestrën sportive të shkollës së mesme ekonomike. Nga aty, u njoftua se komuna e Gostivarit ka gati projektin për rikonstruimin e saj dhe që në këtë drejtim pritet edhe ndihma e MASH. Në fund të takimit, ata apel mësimdhënësve dhe nxënësve të respektohen protokollet që mos vijë deri te përkqësimi i situatës nëpër shkollat e Gostivarit dhe të njejtat të mbyllen sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *