Taravari:  Kryministri shqiptar, BDI e ndjenë frikën nga humbja

Taravari: Kryministri shqiptar, BDI e ndjenë frikën nga humbja

Kush ka thënë që ASH është kundër që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. Kështu u përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, njëherit kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i pyetur nga gazetarët rreth debatit pas propozimit nga BDI për kryeministër shqiptar, dhe nëse partia e tij e përkrah këtë propozim. Sipas Taravari BDI e kërkon tani këtë pozicion, pasi e ndjenë frikën nga humbja.

Taravari tha se ASH është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato të mbahen, ndërsa për datën, tha se më mirë është të caktohet me konsensus mes të gjitha partive politike, gjithmonë duke marrë parasyshë edhe situatën me pandeminë nga virusi korona.

Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen nga fundi i muajit korrik, ndërsa Taravari tha se ajo periudhë është më e përshtatshme pasi rritja e temperaturave pritet të ndikon në uljen e numri të të infektuarve me virusin korona. Shtoi se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhjet, por shëndeti i qytetarëve duhet të vijë në rradhë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *