Taravari kundër paketës ekonomike të Zaev

Taravari kundër paketës ekonomike të Zaev

Pas masave ekonomike të porpozuara nga ish kryeministri i vendit dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ku për të tejkaluar krizën ekonomike në vend si pasojë e Covid 19 u propozua edhe ulja e pagave të administratës, në opinion ka pasur një sërë reagimesh.

Për këtë propozim ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i apeloi kryeministrit teknik të mos e merr parasyshë këtë propozim të Zaevit. Ai tha se nuk është kundër uljes së pagave të drejtuesve të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, por është kundër uljes së pagës së administratorëve.

Kundër këtij porpozimi dolën edhe nga SASHK dhe disa subjekte politike në vend. Ndryshe, Zoran Zaev, nga pozita e kryetarit të LSDM-së, paralajmëroi një sërë masash që do t’i paraqesë Qeverisë për miratim.

Paketa ekonomike e masave e propozuar nga partia në pushtet parasheh sigurimin e pagave minimale për punonjësit në të gjitha firmat e prekura nga kriza për muajin prill dhe maj.

Kompanitë që do të aplikojnë për ndihmë do të duhet të kenë të njëjtin numër të të punësuarve si para krizës, por ndihmë nuk do të ketë për ata, pagat e të cilëve tejkalojnë 39,000 denarë.

Edhe Ligji i përmbarimit pezullohet deri në fund të qershorit, ndërsa shtyrja e kësteve për kredi për qytetarët dhe kompanitë për tre muaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *