Nuk do të ketë kohë për mbajtjen e regjistrimit të popullatës i cili duhet të fillojë më 1 Prill të këtij viti. Ky konstatim i kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe Sekretarit Gjeneral të ASH-së, Arben Taravari vjen pasi siç ai shprehet, nga operacioni statistikorë na ndajnë vetëm dy muaj, ndërsa institucioni i cili duhet ta zhvillojë këtë operacion, Enti Shtetëror për Statistika, ende nuk e ka të qartë metodologjinë se si do bëhet reregjistrimi.
Mbi zhvillimin e regjistrimit debat zhvillohet edhe mes krerëve të komunave në Bashkësinë e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL). Kryetari Taravai thotë se ai nuk merr pjesë në këto takime, pasi aty, sipas tij, nuk ka debate por politikë të cilën e zhvillojnë krerët e komunave nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së.
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 20 prill të këtij viti.