Taravari: Restrikcionet duhet të fillonin më herët

Taravari: Restrikcionet duhet të fillonin më herët

Ish ministri i shëndetësisë dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se si pasojë e rritje së vdekshmërisë dhe rritjes së të infektuarve të rinj nga Kovid 19, masat restrictive duheshte të vendoseshin kohë më parë.. Ai thotë se nëpër spitale të vendit nuk ka vende të lira për trajtim të pacientëve me koronavirus edhe pse autoritetet shëndetësore pohojnë të kundërtën.

Ai ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë që edhe spitalet private të vendosen në dispozicion për trajtim të pacientëve e shërimi edhe atje të ketë kosto finaciare si te spitalet publike.

Taravari tha se ashtu siç ka qenë në dispozion të paicnetëve me Covid 19 në fillim të pandemisë, vazhdon me të njejtën qasje edhe tani.

Në vjeshtën e vitit të kaluar kur u shpall gjendja e krizës në vend për shkak të epidemisë, u njoftua se shteti do të mund ti shfrytëzojë edhe shërbimet e institucioneve shëndetësore private, kurse për atë do ti kompensonte në përputhje me Ligjin për gjendje krize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *