Taravari u ndanë mirënjohje infektologëve gostivaras Memeti dhe Naumovski

Taravari u ndanë mirënjohje infektologëve gostivaras Memeti dhe Naumovski

Në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tyre për tu dalë në ndihmë të infektuarve me Covid-19, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ndau sot Mirënjohje për dy infektologët nga qyteti i Gostivarit, Enes Memtin dher Ratko Naumovskin. Këta dy janë heronjët tanë dhe nëpërmjet tyre i falemenderojë të gjithë punonjesit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë në qytetin tonë, tha me këtë rast kryetari Taravari.

30

Këto mirënjоhje i kuptojmë si një falënderim dhe inkurajim për ne dhe për të gjithë kolegët të cilët me përkushtimin më të madh kanë punuar për të mjekuar dhe për të shpëtuar jetë njerëzish, u shprehën infektologët Memeti dhe Naumovski.

20

Javën e ardhshme, mirënjohje do të ketë edhe për ata të cilët i marrin strishot, konkretisht punonjësi shëndetësor nga Instituti për Shëndet publik në Gostivar. Javën e kaluar me mirënjohje kryetari Taravari i dekoroi infektologët nga Pollogu të cilët punojnë në Klinikën Infektive në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *