Të dielën në Sërmnovë shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Naser Veliu

Të dielën në Sërmnovë shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Naser Veliu

Gjithçka gati për të shënuar 30 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Naser Veliu nga fshati Sërmnovë. Manifestimi mbahet të dielën e kësaj jave, i cili fillon nga shtëpia e heroit e cila ka shërbyer si bazë e LPK-UÇK-së, në fshatin e tij të lindjes e ku do të vendoset dhe shpaloset pllakë përkujtimire dhe do të zhvillohen homazhe te vend’prehja e tij.

Ky organizim për nderim të Naser Veliut, i njohur me nofkën “Bashkimi”, kishte të planifikuar edhe akademi përkujtimore, por për shkak të virusit korona, ajo do të shtyhet. Këto ndryshime u bënë të ditura në press-konferencë zhvilluar nga Këshilli organizativ e cila u mbajtë te shtëpia e heroit në fshatin Sërmnovë.

foto flamuri0

Koordinatori i këtij Këshilli, veprimtari Fatmir Limani, sqaroi se disa nga pikat më kulminante të cilat ishin paraparë për akademinë, do të mbahen te shtëpia dhe vend’prehja e heroit Veliu.
Akademia përkujtimore pritet të mbahet nga fundi i muajit prill të këtij viti, e cila u përkushtohet dy heronjëve, Naser Veliut nga Sërmnova dhe Nurije Zekaj nga Kosova.

Aktivitetet për të shënuar 30 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Naser Veliu, do të fillojnë në ora 12 në fshatin Sërmnovë. Organizatorët kanë ftuar për pjesëmarrje çdo qytetarë që dëshiron të bëhet pjesë e këtij organizimi.

foto sermnove press020

Të dielën në shtëpinë ku ka lindur heroi Naser Veliu do të eksporozhen gjësendet e tija personale, të cilat deri tani me fanatizëm janë ruajtur nga vëllau i tij, Luan Veliu. Aty ndodhen veshje, arma e heroit, dorëshkrime, fotografi, makina për shkrim me të cilën janë shkruar shumë komunikata e letra nga ana e heroit Veliu dhe shumë gjësende tjera personale, një pjesë e të cilave vetëm para do kohe janë sjellë nga Zvicra, atje ku ai ka jetuar dhe vepruar për një kohë.

15 marsi është zgjedhur si datë pasi përkon me ditëlindjen e heroit Veliu, i cili në komplotin e përgatitu në vitin 1990 nga shteti i atëhershëm jugosllav në një aksident të orkestruar nga UDB, humbën jetën së bashku me veprimtaren e çështjes kombëtare Nurije Zekaj nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *