Të martën rihapet Tregu i Madh në Gostivar

Të martën rihapet Tregu i Madh në Gostivar

Pas një muaji i mbyllur, Tregu i Madh i qytetit të Gostivarit të martën e javës që vjen do të rihapet sërish.

Mbyllja e tij nga fundi i muajit mars erdhi si një nga masat parandaluese të përhapjes së virusit korona.

Njoftimin për hapjen e tregut në Gostivar e bëri ndërmarrja që menaxhon me të njejtin.

“Nga java e ardhshme do të fillon me punë tregu i qytetit, pasi zbutja e masave restriktive e mundëson një gjë të tillë”, thonë nga ndërmarrja.

Sipas masave të reja të paralajmëruara nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që mbulimi i hundës dhe gojës bëhet i obligueshëm me maskë ose shami në hapësira të mbyllura, do të vlejë edhe për tregjet, mesin e tyre edhe Tregun e Gostivarit, pasi nuk mund të krijohen kushte për distancë fizike prej dy metrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *