Të premten do të protestohet sërish kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike

Të premten do të protestohet sërish kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike

Gostivari të premten do të protestojë sërish kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Organizatorët ftojnë qytetarët që masovikish të dalin në protestë dhe ti mbështesin kërkesat e tyre tani të mirënjohura.

Rexhep Azizi nga tifo – grupi “Kastriotët” nëpërmjet një deklarate dhënë për televizionin Globi, njofton se marshi protestues kësaj radhe do të fillojë nga Pallati për Kulturë, do të kalojë përmës ELEM-it dhe do të përfundojë para objektit të EVN-së. Azizi tha se kërkesat e tyre nuk ndryshojnë dhe nga të njejtat nuk heqin dorë.

Organizatorët e protestës theksojnë se ata janë organizuar si reagim të shtrenjtimit të energjisë dhe nuk kanë kurrfarë prapavijë politike, thjesht kërkesat janë me karakter socio-ekonomik. Ata kërkojnë shfuqizim të vendimit për shtrenjtimin e energjisë, uljen e çmimit të energjisë për 46 për qind, ulje të TVSH-së prej 18 në 5 për qind, si dhe shpërbërjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ata konsiderojnë se nevojitet organ i pavarur i arbitrazhit që do ta rregullojë dhe vlerëson shërbimin të cilin qytetarët e marrin nga kompanitë energjetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *