Të qëndruarit ulur sjell rreziqe të mëdha

Të qëndruarit ulur sjell rreziqe të mëdha

Kohët moderne dhe natyra e punës së ditëve të sotme, shumicës se njerëzve ua imponojnë qëndrimin ulur.

Shumica e llojeve të punës që kryhen sot, janë shërbime që bëhen nga zyrat ku njerëzit rrinë ulur për një kohë të gjatë. Edhe kryerja e punëve personale e përfshin transportin me makinë, që nënkupton të qëndruarit ulur.

Ndonëse është pretenduar që ushtrimet ndihmojnë në mënjanimin e rrezikut që vije nga kjo lloj pozite, një studim i ri thotë se kjo sjelle rrit mundësitë që të prekeni nga ndonjë sëmundje edhe nëse bëni ushtrime fizike rregullisht.

Analizimi i rasteve të tilla, sipas mapo, ka konstatuar se të qëndruarit ulur mund të qojë deri në vdekje për shkak rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe të kancerit dhe gjithashtu shkakton diabetin e tipit 2.

Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë, të qenit jo aktiv fizikisht, është identifikuar si faktori i katërt me radhë që e rrit rrezikun e vdekjes, raporton CNN.

Studiuesit rekomandojnë që gjatë kohës kur jeni në punë (sigurisht nëse keni një punë që ju kërkon të rrini ulur), duhet të ecni për 3 minuta çdo gjysmë orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *