Të shtënat në tren; Obama, Cameron e Hollande falënderojnë tre burrat amerikanë

Të shtënat në tren; Obama, Cameron e Hollande falënderojnë tre burrat amerikanë

Duke i cilësuar si heronj, Presidenti francez, Francois Hollande ka falënderuar tre burrat amerikanë të cilët neutralizuan një të armatosur në një tren, duke shmangur një tragjedi.

Përmes një deklarate, edhe kryeministri britanik, David Cameron vlerësoi “kurajon e jashtëzakonshme të pasagjerëve që ndërhynë dhe ndihmuan në çarmatsojen e autorit”.

Në një tjetër deklaratë, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama u shpreh se trimëria e burrave amerikanë ndoshta ma shmangur një tragjedi shumë më të madhe.

Në konferencën e së shtunës, ministri i Brendshëm francez, bernard Cazeneuve ka thënë se identiteti i të dyshuarit pritet të konfirmohet, por besohet se ka lidhje me islamistët radikalë.

I dyshuari ka jetuar në Spanjë deri në vitin 2014, ndërsa këtë vit ishte shpërngulur në Blegjikë. Autoritetet anti-terror në Paris kanë 96 orë kohë për të marrë në pyetje të dyshuarin.

Ndërsa, edhe prokurorët belgë kanë hapur hetime anti-terror mëngjesin e së shtunës.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qytetit francez, Arras, ndërsa i dyshuari si autor i kësaj ngjarje, një shtetas maroken, plagosi 3 persona në një tren të shpejtësisë së lartë, i cili ishte nisur nga Amsterdami dhe kishte si destinacion Parisin, para se të neutralizohej nga dy pasagjerë të tjerë amerikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *