Të shtunën mbahet marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Të shtunën mbahet marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Me rastin e dy vjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan më 13 shkurt të vitit 2019-të, do të mbahet marsh përkujtimor. Zamir Mustafai organizator i këtij marshi, tha se sivjet pikënisja do të jetë nga pagesa rrugore në Tetovë dhe marshi me gjatësi prej 24 kilometra, do të përfudon në sheshin e qytetit të Gostivarit. Ai ftoi çdo qytetarë të inetersuar t’u bashkangjitet atyre, ndërsa sqaroi transporti do të jetë i organizuar për të shkuar deri te pika e nisjes së marshit.

Marshi sivjetëm organizohet nga disa shoqata sportive, tha Mustafai ndërsa si mesazh përfundimtarë ka që tragjedi si ajo e 2019-tës në Llaskarcë të mos përsëriten kurrë.

Respektim i masave kundër COVID-19 do të jetë i domosdoshëm dhe organizatorët kanë siguruar të gjithë masat mbrojtëse, si maska e dezinfekues. I gjithë organizimi mbështetet nga Komuna e Gostivarit e cila bën edhe mbulimin financiar të të njejtit. Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet në numrin e telefonit 072 519 109.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *