Të shtunën mbahet marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Të shtunën mbahet marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Me rastin e dy vjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan më 13 shkurt, do të mbahet marsh përkujtimor.

Marshi vjen nën organizim të Komunës së Gostivarit. “Të nderojmë viktimat e tragjedisë së Llaskërcës me një Marsh Përkujtimor në relacionin Pika e taksës rrugore Tetovë – Sheshi i qytetit Gostivar, përgjatë rrugës ndihmëse përskaj autostradës, me gjatësi 24 km.

Nisja me transport të organizuar para komunës së Gostivarit, të shtunën (13.02.2021) në ora 10:00. Fillimi marshit: ora 11:30 (Pika pagesore Tetovë) Fundi i marshit: 17:30 në qendër të qytetit të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet në telefon nr. 072 519 109. Respektim i masave kundër COVID-19 është i domosdoshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *