Teatri i Gostivarit, nisin zyrtarisht provat e shfaqjes “Kolonel Zogu”

Teatri i Gostivarit, nisin zyrtarisht provat e shfaqjes “Kolonel Zogu”

Në teatrin kombëtar të Gostivarit zyrtarisht filluan provat e para të shfaqjes “Kolonel Zogu” e cila është shfaqja e parë e këtij institucioni për vitin 2020. Shfaqja “Kolonel Zogu” është një tragjikomedi me tekst të shkrimtarit të njohur bullgar Hristo Bojçev dhe me regji të Andrej Cvetanovskit.

Në këtë shfaqe do të luajnë të gjithë aktorët e trupës teatrale të këtij teatri, dhe do të aktrojnë në gjuhën maqedone. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Gostivarit Visar Vishka dha detajet kryesore të shfaqës së re.

I pranishëm për të ndjekur nga afër punën në prova ishte dhe Ministri i Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili i cili përgëzoi udhëheqësinë dhe aktorët për punën e bërë, teksa theksoi se kushtet teknike në teatër duhet të rregullohen së shpejti.

Regjisori Andrej Cvetanovski u shpreh se është kënaqësi që të vendoset në skenën e teatrit të Gostivarit edhe shfaqe në gjuhën maqedone, duke dëshmuar kështu multikulturalizmin që ka Gostivari.

Të pyetur për premierën, nga drejtoria e teatrit thanë së nuk mund të japin datë të saktë se kur të mund artdashësit të ndjekin shfaqen “Kolonel Zogu”, mirëpo plani më afatshkurt është që të vendoset në skene në fillim të muajit prill.

Nga Teatri Kombëtar i Gostivarit potencojnë se përveç shfaqjeve në gjuhën shqipe dhe maqedone, në të ardhmen do të punojnë dhe shfaqë në gjuhë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *