Tërbohen qentë në fushat e Zdunjës

Tërbohen qentë në fushat e Zdunjës

Një grup qensh kanë sulmuar mëngjesin e ditë së diel kopenë me dhi të Sait Uzeirit nga fshati Zdunjë, duke i shkaktuar dëme të shumta. Çdo natë tufa qensh na sillen rreth vathave dhe krejt çka mund të bëjmë është që t’i trembim me zjarre dhe drita, tjetër skemi çka u bëjmë thotë Durmish Bajrami, dëshmitar i ngjarjes së trishtë. Sipas tij, trembëdhjetë krerë dhi, qentë i kanë prerë në fyt dhe i kanë masakruar aty në kullosa, ndërsa 2 krerë të tjerë, llava e qenve i ka marrë përpara në drejtim të malit. Fatmirësisht thotë Bajrami tërbimit të qenve i shpëtoi pronari i kopesë që “luftoi” me qentë derisa i largoi.

Për ngjarjen ishte njoftuar Policia, Njësia rajonale për Bujqësi dhe ekipi i veterinarëve si dhe inspeksionet përkatëse të cilët në vendin e ngjarjes kishin bërë ekspertizën dhe vlerësimin e këtij dëmi të shkaktuar. Nebojsha Ivkoviç, veteriner nga stacioni i veterinarisë “Trust – vet”, tha se trembëdhjetë krerë dhi janë dëmtuar rëndë nga kafshimet dhe kthetrat e qenve për të shtuar se mundësitë që ata shpëtojnë nga dëmtimet janë të vogla.

Sulmi ndaj kopesë është vetëm një nga seria e sulmeve të qenve endacak. Sasho Kirovski që banon në lagjen afër vendit ku ndodhi masakra e sotme, thotë se sulmet e qenve endacak janë të shpeshta. Pretendon që tufa e qenve që sulmoi kopenë sapo ishin sjellur dhe shkarkuar nga një kamion. Nëse sot ata sulmuan kopenë me dhi, nesër do të sulmojnë fëmijët që shkojnë në shkollë, tha Kirovski.

Vatha, edhe pse e rrethuar me tela mbrojtës, në një lartësi prej 1.50 m, qentë kanë arritur të hyjnë brenda dhe me këtë rast familjes Uzeiri tu shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Sipas përllogaritjeve të para dëmet e shkaktuara nga sulmi i qenve, kap shumën prej rreth 3000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *