Tërnova ngriti Flamurin në sheshin “Hisë Fazliu”

Tërnova ngriti Flamurin në sheshin “Hisë Fazliu”

Në fshatin Tërnovë të Gostivarit nën organizim të shoqatës humanitare “Tërnova” është zhvilluar një manifestim , me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Në këtë aktivitet ku morën pjesë edhe banorët e fshatit u ngrit flamuri kombëtar në shtizën e vendosur në sheshin “Hisa Fazliu”. Elbash Abazi, sekretar i shoqatës humanitare “Tërnova” duke uruar gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar të kombit, tha se sheshi “Hisa Fazliu” ishte vendi më ideal për të ngritur flamurin dhe për të nderuar dëshmorin e kombit në këtë ditë historike.

Hajrush Fejzuli, ish ushtarë i UÇK – së, bashkëluftëtar i Hisë Fazliut, ka thënë se 28 Nëntori – Dita e Flamurit, është ditë për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra që nga Skëndërbeu e deri tek Hisë Fazliu, andaj ajo duhet të ruhet e të kujtohet.

Tërnova renditet në mesin e vendbanimeve shqiptare që ruan me xhelozi simbolet kombëtare. Me emrin e saj lidhen shumë ngjarje historike për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *