Tetovë, numri i të infektuarve me koronavirus shkon në 74 persona

Tetovë, numri i të infektuarve me koronavirus shkon në 74 persona

Regjistrohen edhe dy raste të reja me Covid 19 në Tetovë, me çka numri i të infektuarve në total arrinë në 74 persona. Të dhënat i bëri të ditur kryetarja Teuta Arifi, e cila tha se nga koronavirusi deri më tani katër persona kanë ndërruar jetë në Tetovë, ndërsa 24 qytetarë janë shëruar.

Arifi tha se janë zbuluar edhe pesë burime tjera të infeksioni nga virusi korona në rajonin e Tetovës, prandaj u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë shumë kujdes dhe të respektojnë në përpikmëri masat mbrojtëse

Ndërkohë, Tetova si një nga qytete më të prekura nga koronavirusi, ka marrë donacion 30 mijë maska nga shteti.

Kryetarja Arifi tha se qytetarët e Tetovës deri më tani i janë përmbajtur kufizimit të lëvizjes, gjegjësisht orës polciore dhe i fitoi në këtë formë të sillen edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *