Tetovë, regjistrohen katër raste të reja me koronavirus

Tetovë, regjistrohen katër raste të reja me koronavirus

Në qytetin e Tetovës brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në total 37. Prej tyre me fatalitet kanë përfunduar katër persona. Të dhënat u bënë të ditura nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi gjatë mbledhjes së gjashtë të shtabit të krizave pranë kësaj komune.

Arifi u bëri thirrje banorëve të Tetovës dhe rrethinës të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve qerveritare dhe lokale, ndërsa personat që kthehen nga jashtë dhe ata që kanë dyshime se mund të kenë pasur kontak me persona të infektuar, të paraqiten menjëherë te mjeku amë.

Ajo u bëri thirrje bankave dhe marketeve që me personel shtesë, të mbajnë para tyre rendin dhe distance e nevojshme siç rekomandojnë autoritetet.

Arifi sqaroi se gjatë fundjavës bujqit e interesua për të punuar në arat e tyre, kur lëvizja e kufizuar zgjatet, do të mund të pajisen me leje qarkullimi nga komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *