Thellohet bashkëpunimi mes UEJL-së dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës

Thellohet bashkëpunimi mes UEJL-së dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Arsim Bajrami, të martën  qëndroi për vizitë zyrtare në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Ministri Bajrami u prit na rektori i UEJL-s, Prof. Dr. Zamir Dika, prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka,  këshilltari i rektorit Demush Bajrami dhe dekania e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Elena Andreevska.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe universiteteve kryesore të Kosovës.

Ministri Bajrami, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili aktualisht është duke u zhvilluar në drejtim të plotësimit të boshllëqeve, në veçanti në studimet e ciklit të dytë, ku interesimi i studentëve të Kosovës për të studiuar në UEJL është shumë i madh.

Rektori Dika, e verifikoi bashkëpunimin shumë të frytshëm që aktualisht ekziston mes Ministrisë dhe Universitetit, por theksoi se ky bashkëpunim do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Studentët tanë nga Kosovë janë ambasadorët më të mirë, të asaj që ne ofrojmë dhe kjo na bënë të dallohemi në rajonin ku veprojmë. Me ministrin Bajrami i biseduam të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë shqiptarë në rajon dhe i pamë mundësitë e bashkëpunimit sa më intensiv dhe frytdhënës për të dy palët.

Për konkretizimin e bashkëpunimit, pritet që rektori Dika të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë, ftesë të cilën ministri Bajrami ia bëri publikisht gjatë vizitës që sot e realizoi në UEJL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *