Thellohet bashkëpunimi mes ushtrive të Maqedonisë dhe Kroacisë

Thellohet bashkëpunimi mes ushtrive të Maqedonisë dhe Kroacisë

“Pjesëtarë e ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, me vite janë të përfshirë në procesin e edukimit në institucionet ushtarake kroate, në institucionet ushtarake kroate, në shkollën ushtarake kroate dhe mund të them se ky bashkëpunim është shumë i frytshëm dhe me cilësi, kështu që ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen”, tha gjenerali Lovriç.

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga gjenerali Drago Lovriç, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.

Gjenerali Lovriç u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonasë (ARM), nënkolonel Metodija Veliçkovski me të cilin biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm midis ushtrisë maqedonase dhe kroate, si dhe për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Gjeneral lejtnant Metodija Veliçkovski tha se Armata e Republikës së Maqedonisë përmes “Formatit A3 filloi një udhëtim të përbashkët drejt NATO-s me ushtritë e Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe shprehu besimin e tij se ARM-ja në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s.

“Ne shpresojmë se më në fund vitin e ardhshëm në Varshavë edhe ne do të bashkohemi me aleancën e NATO-s. Bashkëpunimi ynë nuk është vetëm deklarativ, por ne jemi duke punuar në projekte të përbashkëta dhe aktivitete të veçanta. Bashkëpunimi ynë u kurorëzua me pjesëmarrjen e përbashkët në misionin paqeruajtës në Afganistan, ku në Shkolla e policisë ushtarake, Republika e Kroacisë ka qenë udhëheqës i projektit”, ka thënë nënkoloneli Veliçkovski.

Gjenerali Lovriç tha se bashkëpunimi mes ushtrive të Maqedonisë dhe Kroacisë është i mirë dhe i frytshëm, duke vënë në dukje pjesëmarrjen e dy ushtrive në misionet e përbashkëta paqeruajtëse.

“Veçanërisht dua të theksoj pjesëmarrjen tonë të përbashkët në operacionet për mbështetjen e paqes, nga Shkolla e policisë ushtarake të aktiviteteve të tjera në Afganistan, dhe projekti ‘Smart Defense’. Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, me vitet janë të përfshirë në procesin e edukimit në institucionet ushtarake kroate, Akademia kroate ushtarake dhe mund të them se ky bashkëpunim është shumë i frytshëm dhe me cilësi, kështu që ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen”, tha gjenerali Lovriç.

Shefat Lovriç dhe Veliçkovski biseduan edhe për nevojën e bashkëpunimit teknik në mobilimin e pajisjeve teknike e cila do të çojë në mbrojtjen financiare në mes të dy palëve.

Gjithashtu, në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë u mbajt një tryezë në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e të dy ushtrive, ku u diskutuan aspektet e sigurisë të krizës së refugjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *