Theret një shqiptar në Gjermani

Theret një shqiptar në Gjermani

Një person e ka sharë në baza raciste dhe pastaj e ka therur një shqiptar 31 vjeçar. Kjo ka ndodhur sot në një autobus në Havixbeck në qarkun Coesfeld të landit gjerman Nordrhein Westfallen, kur 52 vjeçari fillimisht ia kishte hallakatur shqiptarit 31 vjeçar shportën me gjësende të blera dhe e kishte sharë, njofton ntv.de. transmeton albinfo. Siç bën të ditur prokuroria ai e kishte sharë me fjalët si “Ausländerschwein” (derr i huaj) dhe “kanake” (një emërtim fyes për italianët dhe spanjollët).

Pasi që kishin zbritur të dy nga autobusi, shqiptari i kishte kërkuar sqarime gjermanit për sjelljet e tij. Në atë moment ai e ka therur 31 vjeçarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella disa centimetra në gjoks.

I plagosuri është transportuar në spitalit në Münster dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa personi që e ka sulmuar atë është arrestuar. Ndaj tij është duke u shqyrtuar shpallja e urdhërarrestit. Por, sipas prokurorit, nuk ka bazë për mbajtje në burg ndërsa hetimet ndaj tij zhvillohen për veprat penale plagosje të rrezikshme trupore dhe fyerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *