Thirrje për protesta: Shkupi nuk është Disneyland

Thirrje për protesta: Shkupi nuk është Disneyland

Është paralajmëruar protestë kundër rrotës panoramike nën moton “Shkupi nuk është Disneyland”.

Thirrja e cila vjen nëpërmjet Facebook-ut parasheh që protesta në fjalë të bëhet ditën e mërkurë, datë 20 gusht, ora 18:00.

Në thirrje thuhet:

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju ftojmë në protestë paqësore dhe qytetare para Parlamentit në ora 18, të mërkurën më 20 gusht 2015, në urën ku duhet të filloj ndërtimi i rrotës panoramike. Të mërkurën duam t’u themi përgjegjësve se “Shkupi nuk është Disneyland”, Kjo çmenduri patjetër duhet të ndalet. Vazhdojnë të ndërtojnë ndërtesa dhe monumente kontroverse, pa debate paraprake publike dhe pa konsultime me qytetarët e këtij qyteti.

Kur në qytet kemi mbi 30% të papunësuar, infrastrukturë të pamjaftueshme, me mijëra qytetarë jetojnë me pagë minimale prej 8000 denarë të cilat nuk janë të mjaftueshme as për t’i ushqyer familjet e tyre, Shkupit nuk i duhen borxhe të reja dhe Disney ideologji.

Shkupit i duhet infrastrukturë moderne dhe ide progresive për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëjetesës.

Bashkohuni qytetarë para Parlamentit që të dalim nga ky antikitet, barok dhe së fundi disneyland ankth.

Për të treguar se çfarë ndjejmë për të gjitha ato që janë ndërtuar prej llafazanëve e këndej, do të mbajmë maska dhe kostume. “Indianë”, “Kaubojë”, “Klounë”, “Disney karakterë dhe karikatura”, bashkohuni”.

Rrota panoramike do të ndërtohet midis Urës së Gurit “Goce Dellçev” në qendër të Shkupit. Ajo është pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe pritet të kushtojë 18,3 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *